BallinaKronikeNjë foshnje gjendet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht

Një foshnje gjendet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht

Një foshnje është gjetur e braktisur në bodrumin e një pallati në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Yzberisht ndërsa shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, duke e transportuar në spital.

Ndërkohë kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.11.2023, në bodrumin e një pallati në Yzberisht, është gjetur e braktisur një foshnjë e sapolindur.

Shërbimet e Policisë i kanë ofruar menjëherë ndihmën e parë foshnjës, e cila është transportuar me automjetin e Policisë, së bashku me stafin mjekësor, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular