BallinaKronikeDhuna ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin pa licencë, procedohet penalisht pronari i...

Dhuna ndaj vajzës 3-vjeçare në kopshtin pa licencë, procedohet penalisht pronari i institucionit

Ka nisur procedimi penal ndaj pronarit të kopshtit “4 stinët” në Tiranë, në të cilin dyshohet se ndodhi ngjarja e rëndë e dhunimit të fëmijës 3 vjeç nga edukatorja.

Procedimi ka nisur për pronarin e këtij institucioni, pasi ky kopsht rezultoi se nuk kishte leje për ushtrim aktiviteti nga Ministria e Arsimit, si institucion parashkollor.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë referuar materialet ë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku ka nisur procedimi penal për shtetasin D. D., 45 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 

 

Ky shtetas ka ushtruar pa licencën përkatëse, veprimtarinë në një kopsht fëmijësh, në rrugën “Ali Demi”, Tiranë, dhe ka fshehur të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular