BallinaKronikeNis seanca gjyqësore për Jamarbër Malltezin, kërkon shuarjen e masës së sigurisë

Nis seanca gjyqësore për Jamarbër Malltezin, kërkon shuarjen e masës së sigurisë

Jamarbër Malltezi, i cili ndodhet në qeli për çështjen “Partizani”, ka kërkuar shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg” ndaj tij.

Avokatët e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, në nisje të seancës gjyqësore kanë kërkuar gjithashtu përjashtimin e gjyqtares së çështjes Irena Gjoka, me argumentin e moszbardhjes në kohë të vendimit. Jamarbër Malltezi përfaqësohet nga dy avokatët, Klodian Skënderi dhe Antoneta Sevdari.

E njëjta kërkesë është bërë edhe nga përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit Berisha, i cili gjithashtu po hetohet për të njëjtën çështje.

Seanca ndaj Sali Berishës u mbajt po ashtu ditën e sotme (8 nëntor), por u shty në orën 15:30 pasi avokatët e tij kërkuan përjashtimin nga çështja të Irena Gjokës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular