PD mbështet SPAK, Basha: Kush ka abuzuar me fondet dhe pasuritë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gra në Belsh, e ka konsideruar luftën kundër korrupsionit prioritet të PD. Sipas Bashës, korrupsioni është ndër shkaktarët kryesorë të situatës ekonomike dhe largimit masiv të të rinjeve.
“Kush ka abuzuar me fondet dhe me pasuritë e shqiptarëve, me besimin e shqiptarëve, të shkojë para drejtësisë. Dhe për këtë, Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, pa asnjë kusht, mbështetje të plotë drejtësisë dhe të vendosë para ligjit këdo që ka abuzuar me besimin, me paratë dhe me pasuritë e shqiptarëve”, – u shpreh kryetari i PD.