BallinaAktualitet9 nëntor 1989/ Si u rrëzua muri i Berlinit që bashkoi Gjermaninë...

9 nëntor 1989/ Si u rrëzua muri i Berlinit që bashkoi Gjermaninë pas 28 vitesh

spot_img
spot_img

U mbushën 34 vjet nga shembja e Murit të Berlinit, i cili ishte bërë simbol i Luftës së Ftohtë. Muri, ndërtimi i të cilit filloi më 13 gusht të vitit 1961 dhe i cili e shndërroi në një ishull Berlinin Perëndimor në Gjermaninë Lindore, u shemb më 9 nëntor të vitit 1989.

Gjermania u nda në dy pjesë, lindje dhe perëndim, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ndërkohë që muri, i cili ndante qytetin e Berlinit në dy pjesë ende kujtohet si “muri i turpit”, edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga rënia e tij.

30 vite nga rënia e Murit të Berlinit

Gjermania, e cila pësoi disfatë në luftë, u nda në 4 pjesë nga SHBA, Britania, Franca dhe Bashkimi Sovjetik, të cilat vendosën ta ndajnë në 4 pjesë edhe Berlinin, kryeqytetin gjerman deri në Luftën e Dytë Botërore.

Administratat e rajoneve të kontrolluara nga SHBA, Britania dhe Franca u bashkuan në vitin 1949 për të formuar atë që u njoh si Republika Federale e Gjermanisë (BRD), ndërsa rajoni nën administrimin sovjetik në të njëjtin vit u shpall si Republika Demokratike e Gjermanisë (DDR).

Në këtë mënyrë, Gjermania u nda në dy pjesë, ajo perëndimore (BRD) dhe lindore (DDR). Në vitet që pasuan, 2.5 milionë njerëz të rinj dhe të arsimuar ikën nga Gjermania Lindore në atë Perëndimore për arsye ekonomike.

Administrata e Gjermanisë Lindore, për të parandaluar këto ikje, më 12 gusht 1961 në mënyrë të fshehtë vendosi që të mbyllë kufirin në Berlin. Ditën e ardhshme, ushtarët rrethuan me tela me gjemba rajonin e kontrolluar nga sovjetikët. Ndërkaq, më 17 gusht 1961, pas dështimit për të parandaluar këto ikje përmes gardhit kufitar, Muri i Berlinit, i gjatë 3.6 metra, filloi të ndërtohet me tulla.

Muri i Berlinit - KultPlus

Kështu, Berlini, i ndarë në vitin 1949, u nda edhe fizikisht përmes murit, i cili më vonë do të njihej si “muri i turpit”. Muri i Berlinit në të njëjtën kohë ndante edhe Evropën dhe botën në dy blloqe dhe u shndërrua në simbol të Luftës së Ftohtë.

Krahas që kalonte në qendër të Berlinit, muri, me një gjatësi prej 155 kilometrash, përfshinte edhe rrethinën e qytetit. Në periudhën më pas, afër murit u rritën masat e sigurisë dhe u vendosën 302 kulla vrojtimi, ndërsa u angazhuan mbi 11 mijë ushtarë të Gjermanisë Lindore. Midis Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore u vendosën tetë pika kufitare. Më i njohur nga to ishte “Checkpoint Charlie” në Rrugën Friedrichstrasse.

The Cold War in Berlin // A Visit to Checkpoint Charlie •

Shembja e murit

Procesi i reformave në ish-shtetet e Bllokut Lindor filloi me politikën për transparencë dhe ristrukturim (Glasnost dhe Perestrojka) të presidentit të atëhershëm të Bashkimit Sovjetik, Mikhail Gorbachev, me ç’rast nën ndikim ra edhe Gjermania Lindore në vitin 1989.

Mijëra shtetas të Gjermanisë Lindore në verën e vitit 1989 filluan të ikin në Gjermaninë Perëndimore përmes Hungarisë dhe Çekosllovakisë. Nga ana tjetër, në Gjermaninë Lindore u rritën protestat kundër qeverisë. Dhjetëra mijëra persona që mblidheshin në Leipzig çdo javë, me sloganin “Wir sind ds Volk” (Ne jemi populli), kërkuan ndryshimin e politikës së vendit.

Si u festua rënia e murit të Berlinit, më 9 nëntor 1989 - Bota Sot

Demonstratat u përhapën në qytete të ndryshme të Gjermanisë Lindore. Më 4 nëntor të vitit 1989, mbi 100 mijë njerëz u mblodhën në Sheshin Alexander në Berlinin Lindor, duke realizuar protestën më të madhe në historinë e Gjermanisë Lindore.

Foto nga 9 nëntori, dita historike e rënies së murit të Berlinit - Telegrafi - Telegrafi

Si rezultat, qeveria e Gjermanisë Lindore u detyrua të miratojë një rregullore udhëtimi me efekt të menjëhershëm, me c’ka qytetarët e Gjermanisë Lindore vërshuan drejt pikave kufitare. Njerëzit filluan ta shembin murin. Berlinasit lindorë, të cilët përmes pikave kufitare ose duke kapërcyer murin kaluan në anën tjetër, u përqafuan me berlinasit perëndimorë që i pritën.

Pas 28 vitesh, 2 muajsh dhe 28 ditësh, “muri i turpit” u shemb më 9 nëntor, duke i dhënë fund edhe periudhës së Luftës së Ftohtë.

Shumë të vrarë gjatë kalimit të kufirit

Një numër i madh njerëzish u vranë teksa u përpoqën ta kalojnë kufirin dhe murin nga Gjermania Lindore. Edhe pse regjistrimet tregojnë se 136 njerëz humbën jetën gjatë këtyre kalimeve, supozohet që ky numër të jetë 250.

Dy Gjermanitë u bashkuan zyrtarisht 11 muaj pas shembjes së murit, më 3 tetor të vitit 1990. Personi i parë që humbi jetën gjatë përpjekjes për të ikur ishte Ida Siekmann më 22 gusht 1961, ndërsa i dyti Günter Litfin më 24 gusht 1961.

Personazhi më i njohur që kishte ikur nga Berlini Lindor në atë Perëndimor ishte ushtari i mbrojtjes kufitare të Gjermanisë Lindore, Conrad Schumann.

Konrad Schumann - Wikipedia

Fotografia e tij u bë simboli i ikjes, kur më 15 gusht 1961 ai kaloi telat në rajonin ku mbante roje. Bashkimi i Gjermanisë çdo vit kremtohet më 3 tetor me ceremoni zyrtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular