Deputetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur ashpër me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme.
Çollaku dhe Sula kane shperthyer ne ofendime ndaj njeri tjetrit. Deputeti i cili mbështet Lulzim Bashen i drejtohet me cilësimet “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”. Kreshnik Çollaku ka paralajmeruar kolegun e tij se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij pasi pretendon se ky i fundit e ka cënuar fizikisht.
Është dashur edhe ndërhyrja e një prej pjesëtarëve të Gardës së Republikës për të ndarë dy deputetët e opozitës.
Debati i ashpër në kyresinë e Kuvendit
Çollaku: O Dash
Shehu: Jam bo dele unë o Niku. O kokrra..mos them ndonjë gje tjetër
Çollaku: Mos hyrë në këto, bëj punën tate. Të foli njeri, të foli njeri?
Sula: O udhëheq i madh…
Çollaku: Mos më bëj si trim se e dimë ça je
Sula: Ik tashi…
Çollaku: O lëngaraq, palaço
Sula: Po ik, le kokrrën e namit, servil, legen
Çollaku: Deputeti qëllon deputetin
Sula: Ku të qëllova? O mashtrues. Ti je mashtrues. Ti mashtron ditën në diell
Çollaku:: Palaço, bën këtu demokratin ti, opozitarin dhe në darkë çon mesazhe
Sula: Unë të çoj mesazhe..?
Çollaku: Hapi letrat të shohim ku i ke tenderat