BallinaPolitikeSali Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar te Rithemelimit, ja çfarë parashikohet në rendin...

Sali Berisha mbledh Kuvendin Kombëtar te Rithemelimit, ja çfarë parashikohet në rendin e diskutimeve

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit kanë njoftuar thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Raportohet se gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

Nga njoftimi mësohet edhe se në rendin e ditës janë edhe “disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës”.

Njoftimi

Pas konsultimit me forumet, Kryesia e Partisë Demokratike në mbledhjen e datës 9 tetor 2023, vendosi thirrjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike më datë 2 dhjetor, 2023, ora 11.00 në Pallatin e Kongreseve.

Gjatë këtij Kuvendi të Jashtëzakonshëm për fatet e PD, opozitës dhe shoqërisë, në kushtet e një qeverie që ka kapur të gjitha pushtetet, bazuar në statutin e Partisë Demokratike, do të bëhet votëbesimi i kryetarit të partisë.

Në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti dhe gjendjen ku e ka futur Shqipërinë politika anti-shoqërore dhe anti-kombëtare e Edi Ramës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular