Nga Hari IMERI
TE DASHUR BASHKEQYTETAR DELVINJOT
Ne emër te bashkeqytetarisë dhe vlerave te padiskutueshme qe përcjell qyteti jone DELVINA, dëshiroj qe nëpërmjet këtij mesazhi t’ju ftoj qe se bashku te ngrihemi ne lartësinë e guximit, fisnikërisë dhe drejtësisë qe kërkon koha dhe te gjithë bashke te hipotekojmë kontributin tone për te asgjësuar projektin e Edi Rames për te instaluar diktaturën ne vendin tone.
Ky mesazh nga unë nuk vjen me synim për rritjen e kredencialeve politike kundrejt Partisë Demokratike apo kurrsesi mua personalisht ne cilësinë e kryetarit te saj ne këtë qytet, por vjen si një mesazh ndëshkimi kundrejt mungesës se vullnetit te qeverise për te mbajtur premtimet e dhëna për zhvillim dhe zgjidhjen e problemeve me te cilat përballet qyteti tone.
Mosvëmendja dhe ndëshkimi i pamëshirshëm qe gjeneroi kjo qeverisje ne këto 6 vite ndaj qytetin tone duhet te ndëshkohet me bojkotin tuaj ne ditën e votimit
Ne këtë rast bojkoti jone është një mesazh i prere për këtë dhe çdo qeveri qe do te vij ne krye te punëve te vendit, e majte apo e djathte qofte, se ne delvinjotet mbi interesin e Delvinës dhe Shqipërisë nuk vendosim asnjë interes personal edhe pse ajo mund te jete kundër pëlqimit qe varet nga bindja jone politike.
-Bojkoti jone do te jete një mesazh i forte për qeverinë qe ne këto plote 6 vite nuk shprehu vullnet për zgjidhjen e problemit me jetik atë te ujit te pijshëm pa te cilin jetesa nuk ka zhvillim.
-Bojkoti vjen si një mesazh i drejte nga ju, qeverise e cila me politikat e veta solli largimin masiv te qytetareve, duke boshatisur dhe plakur moshën e qytetit.
-Sot mësuesit e shkollave 9 vjeçare përveçse asnjë cent rritje ne rrogat e tyre, ju duhet te vrapojnë neper shtëpitë e prindërve për ti bindur ata prindër qe fëmijët e tyre ti çojnë ne shkollat e veta ndryshe mbeten pa ore mësimi (pa pune).
-Mesazh nga biznesi qe çdo dite përpëlitet për mbijetese ,shume prej tyre duke shkuar ne falimentim.
-Mesazh nga zhvilluesit e bujqësisë dhe blegtorisë te cilën janë braktisur dhe lënë ne mëshirë te fatit.
-Bojkoti një mesazh nga ju për ndarjen territoriale qe solli goditjen me fatale për qytetin tone.
Motra dhe vëllezër jeni dëshmitar se se bashku ne Delvine asgjësuam mentalitete qe prodhonin konflikte midis nesh nga një politikeberje primitive qe përçonte ndasi te përjetshme midis qytetareve.
Ne shume pak kemi mbetur ne këtë qytet dhe përtej bindjeve politike, ne nuk duhet te lejojmë asnjë fryme konfliktuale qe vret virtytin, moralin, qytetarinë dhe marrëdhëniet tona te cilat duhet ti shohim si te shenjta.
Tashme jemi te qarte se ky grup oligarkësh nuk përfaqëson interesat e vendin dhe as interesat e socialisteve apo me pak te demokrateve por interesat e veta.
DUHET TE REAGOJME SOT QE NESER TE MOS E QUAJME VETEN BASHKEFAJTOR TE INSTALIMIT TE DIKTATURES DHE RRENIMIT TOTAL TE SHQIPERISE TONE.