BallinaUncategorizedFundi tragjik i një fillimi të paralajmëruar! FSHF të ndrysojë rregulloren

Fundi tragjik i një fillimi të paralajmëruar! FSHF të ndrysojë rregulloren

spot_img
spot_img

Nga Skerdilaid Sulozeqi
Ngjarja tragjike e humbjes së jetës në fushë së futbollistit të Egnatias Raphael Dwamena është mbyllja e një cikli sportiv dhe ligjor nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Duhet urgjentisht të ndalen eksperimentet me futbollistët me probleme me zemrën.
Duhet një vendim i qartë nëpërmjet rregulloreve të FSHF ku të ndalohen të luajnë në ligat tona lojtarët që kanë probleme kardiake.
Kambana e alarmit për futbollistët me probleme kardiake ranë 2 vite më parë me ish-bomberin nigeriano-amerikan Kyrian Nwabueze.
Një ngarje e tillë si e sotmja, por për fat të mirë jo me humbje jete ka ndodhur edhe më parë në Shqipëri, ku në sfidën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë mes Laçit dhe Partizanit me 17 mars 2021, sulmuesi Kyrian Nwabueze alarmoi të pranishmit kur u shemb në tokë. Në të 12 minutë, sulmuesi i Laçit, Kyrian Nwabueze rrëzohet në fushë teksa nuk ishte në asnjë dyluftim. Belica jep alarmin, me Kridens Metën që ndal lojën dhe thërret menjëherë stafet mjekësore. Momente paniku, por për fat të mirë mbas ndërhyrjes së mjekëve lojtari rikthehet në fushë dhe luan.
Nwuabueze kishte zhvilluar dy super sezone ku në atë 19-20 doli dhe kryegolashënues.
Për këtë lojtar pati shumë oferta të majme kundrejt Laçit, por kur klubet informoheshin për problemet kardiake tërhiqeshin. Nigeriani u transferua në Malajzi e tani është pa ekip.
Në atë kohë dhe Nwabueze i përgënjeshtronte lajmet për problemet në zemër: “Po e kam vënë re që flitet se kam probleme me zemër, por ju po e shihni performancën time se çfarë po bëj në fushë. Unë shënoj gola, kush do bëjë diçka të tillë me një problem. Unë jam i shëndetshëm. Ndihem mirë dhe po shijoj jetën, duke luajtur futboll, duke dhënë maksimumin. Këto lajme më kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës, por unë nuk mund të kontrolloj një gjë të tillë pavarësisht faktit që nuk më vjen mirë” deklaronte ai.
Pobeda në Maqedoninë e Veriut e largoi sulmuesin që u ble nga Drita e më pas nga Laçi, pas dyshimeve për problemet kardiake.
Ndryshe nga Nwuabueze Dwamena pranonte problemet kardiake, por për dashurinë ndaj futbollit ia la në dorë Zotit jetën e tij.
Ligat e forta dhe klubet europiane nuk lejojnë të luajnë futbollistët me probleme kardiake, siç ndodhi me Interin në Itali me futbollstin e saj Kristian Eriksen.
E njëjta gjë ndodhi dhe me Dwamenën, në gushtin e vitit 2017, ganezi ishte shumë pranë realizimit të ëndrrës për të kaluar në Premier Ligën angleze. Skuadra e Brighton kishte rënë dakord me Zurich-un për transferimin e tij, por gjithçka u ndërpre kur testet mjekësore treguan probleme në zemrën e tij. Në këtë mënyrë ai mbeti në Zvicër. Ndonëse, ekzaminimet mjekësore te Brighton treguan probleme në zemrën e tij, por ai përsëri vijoi të luante futboll.
Rast flagrant në Shqipëri për probleme me zemrën është ai i ish-kapitenit legjendar të kombëtares Lorik Cana, i cili mbas Euro 2016 la futbollin për shkak të problemeve kardiake.
Vdekje tragjike në fushë për shkak të arresteve kardiake në futboll ka pasur disa: Davide Astori, Antonio Puerta, Foe, Morosini, Jorque, O’Donell.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular