BallinaPolitikePër një politikë pozitive 

Për një politikë pozitive 

Nga Florenca Meço
Kryetare e PD Berat

Nëse shohim se si zhvillohet politika e vjetër në Shqipëri ,menjëherë do të binte në sy ,natyra agresive e debateve ,fyerjet ,sharjet deri nē shpifje.
Sharjet publike pa kriter ,anashkalimet nē hierarkinë partiake ,vënia e shkopinjve nën rrota ,janë sjellje që nuk mund të jenë asnjēherē efikase.Ndërkohë që po kjo politikë e vjetër kërkon që partitē të hapen sa mē shumë ndaj prurjeve të reja .
Por a mund të ketë prurje tē reja në politikë kur ka kaq shumē lēndim e kaq shumē sharje ?
Pak dhe kryesisht të lidhur me interesa konkrete përfitimi .E kundërta e kësaj që ndodh rëndom sot ,në vendin tonë ēshtē politika pozitive .Ajo është jo vetëm më e shēndetshme ,por edhe mē efikase pasi ushqen marëdhēnie besimi dhe performancë tē mirë .Nëse njeriu politikë ndërton marēdhënie besimi dhe performancë tē mirë ,automatikisht ai do tē ndihmojë të tjerët dhe po ashtu në perspektivë do tē ndērtojē njē qeverisje që shërben jo qē sundon.
Po ashtu ,pozitiviteti mbetet i vetmi mjet për tē ngjalluar interesin e të rinjve n
pēr politikē.Dhe zgjerimi i rradhëve të partisē pa të rinjtē do të jetë vetëm lëvizje individësh me interesa konkrete nga njē parti nē tjetrën .Nē këtē drejtim vendi ynē ka shembuj pa fund .
Njē lider apo një individ quhet i ri nē politikē jo thjesht duke u nisur nga mosha që ka .As nga vitet që ushtron politikë por ,nga pozitiviteti me tē cilin ai organizon aksionin politik.
Kjo sepse nē ciklin e jetës ,të rinjtë përfaqësojnē apriori tē renë,jo thjesht nga mosha ,por për faktin se ata janē pozitivē.
Dhe në njē kuadër politik ,individ pozitiv nuk karakterizohet thjesht nga diskutimi thjeshtë elegant ,i butë ,i sjellshëm ,por nga fakti se ai e sheh politikën si instrument për të shërbyer .Kjo ēshtë edhe mēnyra se si duhet parē figura e z.Basha dhe aksioni i tij politik nē keto momente .

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular