BallinaPolitikeTerhiqet Berisha/ Avokati e tij firmosin dhe Apelojnë vendimin në minutë të...

Terhiqet Berisha/ Avokati e tij firmosin dhe Apelojnë vendimin në minutë të fundit, rrezikonte deri arrestin

Në limitet e orarit zyrtar avokatët e ish-kryeministrit Sali Berisha dorëzuan ankimim në gjykatën e posaçme për 2 vendimet e marra ndaj ish-zyrtarit të lartë atë të datës 26 tetor ku u caktua detyrim paraqitje dhe atë të datës 6 nëntor ku u refuzua shuarja e kësaj mase. Por përveç ankimit, avokati i zgjedhur i Berishës, Sokol Mëngjesi firmosi edhe dijeninë për 2 vendimet e zbardhura të gjykatës për të cilat më herët kishin refuzuar që ti njihnin si të tilla.

Por edhe pas këtij dorëzimi të Berishës, ish-funksionari i lartë nuk ka pranuar t’i bindet gjykatës pasi refuzoi të paraqitej në orën 10 të datës 6 nëntor qe ishte e hëna e parë e nëse ai do të mungonte sërish në datën 20 nëntor do të detyronte Prokurorinë e posaçme drejt të vetmes zgjidhje që i jep ligji atë të një kërkese për ashpërsim të masës duke i marrë autorizim kuvendit për arrestim.

Kjo e hënë ishte afati i fundit për të njoftuar Berishën për vendimet e gjykatës dhe prej datës 20 tetor deri në 13 nëntor ai ka bërë gjithçka për të mos njohur vendimet e gjykatës. Madje disa herë ka refuzuar edhe thirrjen për t’u paraqitur fizikisht në seancë duke shkaktuar një krizë pesë ditore që u zgjidh me avokat kryesisht. Për 17 ditë të tjera dosja ngeci në sekretari mbasi avokatët nuk tërhiqnin vendimin, por tashmë dosja ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij i arrestuar për aferën e çështjes Partizani do të zhvendoset në gjykatën e apelit të posaçëm.

Me këtë akt formal, pavarësisht kontestimit, ligjërisht Sali Berisha ka pranuar statusin e tij të përcaktuar nga vendimi i zbardhur i gjykatës së posaçme si i hetuar për korrupsion pasiv. Si duket në fund fare ish kryeministri ka dëgjuar këshilltarët e tij ligjore, se në rast se do të refuzonte ta bënte këtë, 20 nëntori do të ishte një ditë e vështirë për të. Pasi jo thjesht do përballej me një masë më të fortë sigurie, porse SPAK do të përshpejtonte kërkesën për heqje të imunitetit nga parlamenti dhe që nga ajo ditë ai mund të përballej me arrestimin me një akuzë të re siç është ajo e pengimit të drejtësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular