BallinaSportPortieri shqiptar i Ajax: Mendoj gjithmonë për Kosovën, vështirësitë më forcuan shumë!

Portieri shqiptar i Ajax: Mendoj gjithmonë për Kosovën, vështirësitë më forcuan shumë!

Portieri nga Kosova, Diant Ramaj numëron 5 ndeshje me ekipin e parë të Ajaxit, në këtë sezon futbollistik. 22-vjeçari, pas një eksperience te gjermanët e Frankfurt, zgjodhi të bashkohej me skuadrën holandeze. Në një intervistë të dhënë për De Telegraaf, ai flet për jetën e tij.

“Mund të them se prindërit e mi kanë lindur në Kosovë, por ata emigruan në Gjermanisë për shkak të luftës me Serbinë. Lanë gjithçka pas dhe përfunduan pa asgjë në një shtet të ri. Historia dhe karakteri i tyre më kanë formuar dhe më kanë bërë ky që jam sot. Unë nuk e harroj kurrë nga vij. Gjatë fëmijërisë dhe rinisë sime na mungonin shumë gjëra, por unë dhe vëllai Dijon, tri vite më i madh se unë, gëzoheshim duke luajtur futboll rrugëve me kushërinjtë tanë.

Prindërit kanë luajtur një rol të madh në faktin që unë i ‘parkoj’ lehtësisht në kokën time vështirësitë e një ndeshjeje. Për të bërë analizën e saktë pas përfundimit të saj. Mendoj që ka të bëjë edhe me prejardhjen time, sepse ne ballkanasit jemi shumë të fortë në aspektin mental. Jam vetëm 22 vjeç, por shpesh dëgjoj të thonë që luaj sikur të jem 30”.

“ Trapp? Kevin është ndër portierët më të mirë në Gjermani. Kam mësuar shumë prej tij. Aventura tek Ajaksi po shkon mirë për mua, por një portier nuk duhet të ndalet kurrë. Duhet të punojë pa pushim. Përtacia shkakton gabime dhe pothuajse çdo gabim i portierit i kushton skuadrës një gol. Duhet të jem i përqendruar në çdo minutë të ndeshjes” – Tha ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular