Portieri i Kombëtares kuqezi, Etrit Berisha ka dalë në konferencë për shtyp në prag të duelit me Moldavinë.
“Ne sigurisht tani kemi një moment delikat, jemi të fokusuar për këtë ndeshje. Forma ime ka qenë një ndër arsyet pse shkova tek Empoli se doja të isha i gatshëm dhe kjo është duke ndodhur fatmirësisht, dhe për gjëra të tjera duhet tja lemë trajnerit.
Duhet të menaxhojmë sa më mirë situatën dhe nëse kemi mundësi të kualifikohemi duhet të bëjmë edhe më mirë se sa kemi bërë herë tjetër. Tani nuk jam në pozitën e Moldavisë por mundohem ta kuptoj dhe të kenë një lojë dhe skuadër siç jemi ne dhe është mjaft e vështirë. I kemi vënë në vështirësi kundërshtarët dhe do mundohemi ta bëjmë, në letër është disi më e lehtë për ne, por ata do të futen për fitore dhe nuk kanë asgjë për të humbur”, përfundoi Berisha./ PANORAMASPORT.AL