BallinaKryesoreBasha, takime në Bruksel me partnerë e miq të PD. I prezanton...

Basha, takime në Bruksel me partnerë e miq të PD. I prezanton Komisionerit Várhelyi nismën për vettingun në politikë dhe reformën zgjedhore

Kryetari i PD, Lulzim Basha, takime në Bruksel me partnerë e miq të PD. I prezanton Komisionerit Várhelyi nismën për vettingun në politikë dhe reformën zgjedhore

Me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel.

Në biseda të veçanta, përfshirë dhe atë me Komisionerin për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, iu prezantova nismat e Partisë Demokratike për vettingun në politike dhe ndryshimet e propozuara për reformën zgjedhore.

Diskutuam për situatën në Kosovë, ku shpreha shqetësimin për ngjarjen e Banjskës, e cila ishte një përpjekje për te aplikuar skenarin e Krimesë dhe në vijim të përpjekjeve të Rusisë për destabilitimin e rajonit, skenar i cili është shtrirë në Bosnje dhe po kërcënon Malin e Zi.

Situata në Lindjen e Mesme është një tjetër shqetësim për botën sot. Rreziku i zgjerimit të konfliktit ka tërhequr disi vëmëndjen edhe nga lufta në Ukrainë, nga e cila po përfiton Rusia.

Pata mundësi të diskutoj edhe me delegacionin e Ukrainës për rezolutën që po diskutohet në Këshillin e Europës për rindërtimin e Ukrainës, e cila po pritet me interes të vecantë për shkakt të dëmeve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga agresioni rus.

Një nga çështjet e tjera me interes nisur dhe nga zhvillimet e fundit në rajonin tonë, ishte diskutimi për krizat e shumëfishta të luftës në portën e Europës dhe skenarët e mundshëm për pasojat që ato kanë për rendin ndërkombëtar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular