Fati i keq rezultoi fatal për një grua e cila kishte zgjedhur të kalonte pushimet në plazhin Boqulla në Cartagena.
34-vjeçarja Froilanis Maireth Rivas Román ra në tokë në sekondë kur u godit nga rrufeja ndërsa, një dëshmitar okular ka regjistruar momentin e frikshëm.
Gruaja është parë duke ecur përgjatë vijës bregdetare me pamjet që tregojnë një rrufe të madhe që e godet atë në mes të plazhit pa shumë pushues.
Román ishte duke vizituar plazhin Boquilla në Kolumbi me anëtarët e tjerë të familjes ndërkohë që raportohet se ka lënë pas një djalë dhe një vajzë.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, gjasat që dikush të goditet nga rrufeja janë një në një milion.
Në Kolumbi, vdekjet nga rrufetë për shkak të kushteve të motit janë të shumta.
Sipas Universitetit Industrial të Santanderit, numri i lartë i maleve dhe fushave të hapura në vend e bëjnë rajonin të prirur ndaj shkarkimeve elektrike.