Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, për kthimin e telefonit, kompjuterëve dhe disa materialeve të tjera shkresore, të sekuestruara nga ana e SPAK.
Gjyqtarja Irena Gjoka la në fuqi masën e sekuestros me argumentin se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë Malltezi mbahet i arrestuar nën akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave në lidhje me hetimet e nisura për dosjen “Partizani”.