Kapiteni i Kombëtares kuqezi, Berat Gjimshiti ka dalë në konferencën për shtyp në prag të duelit të nesërm ndaj Moldavisë, e vlefshme për kualifikueset “EURO 2024”.
“Ka kujtime sidomos kur je në aeroplan dhe ke në dorë kualifikimin, ka qenë një ndjenjë e mirë dhe duhet ta përsërisim, janë shumë lojtarë që se kanë përjetuar, por do vijmë këtu dhe do japim gjithçka në fushë. Brenda ekipit jemi të njëjtë, sa më afër presioni aq më shumë rritet, presioni dhe të ndihmon dhe nuk duhet të shqetësoj, duhet të ndihmojmë lojtarët që janë më të rinj, të gjithë e dinë që jemi shumë afër por sduhet të harrojmë sa jemi mundur dhe të bëjmë ëndrrën realitet.
Ka për të qenë e vështirë siç kanë qenë të tjerat, jo vetëm si me moldavët. Deri në minutën e 60 kur Asani shënoi supergolin në “Air Albania” nuk patëm shumë raste, e dimë vështirësinë në këtë garë dhe jemi përgatitur mjaft mirë. Besoj që i gjithë ekpi du hyjë në fushë për barazim, dhe ndonjë ekip që është më e dobët nuk do hysh me synimin për 1 pikë, ne kemi në mendje për 3 pikët dhe kështu do të jemi dhe nesër se nëse sjemi ashtu kemi mundësinë për të gabuar më shumë”, deklaroi Gjimshiti. PANORAMASPORT.AL