BallinaSportKompania saudite e naftës “hap rubinetin” për FIFA-n. 100 milionë dollarë në...

Kompania saudite e naftës “hap rubinetin” për FIFA-n. 100 milionë dollarë në vit si “pakt shpërblimi” për Botërorin e 2034-ës

FIFA nënshkruan me kompaninë saudite të naftës, “Aramco”, si sponsor kryesor për më shumë se 100 milionë dollarë në vit. Rregullatori botëror i futbollit, i cili humbi markat e Katarit (Qatar Airways dhe QatarEnergy) pas Kupës së Botës një vit më parë, tani po nënshkruan me kompaninë nga Arabia Saudite, e cila do të organizojë ngjarjen e vitit 2034 dhe Botërorin e ardhshëm të klubeve.

FIFA tashmë po “nxjerr naftë” nga miku i saj më i mirë në Gjirin Persik. Vetëm dy javë pasi u zyrtarizua se Kupa e Botës 2034 do të mbahet në Arabinë Saudite, pasi ky vend ka mbetur kandidatura e vetme, FIFA ka mbyllur një marrëveshje me kompaninë saudite të naftës Aramco për t’u bërë sponsori kryesor i ri i organizatës për 100 milionë dollarë çdo vit, sipas “The Times”.

Këto shifra do ta bënin atë sponsorin që do t’i paguante shumë para qeverisë së futbolli botëror, duke shtuar emrat e partnerëve të mëdhenj.   Për “Aramco”, kjo marrëveshje i shtohet atyre që ka nënshkruar vitet e fundit me pronar të tjerë të mëdhenj sportiv si Formula 1, Turneu Evropian i Zonjave (LET) i golfit ose Premier Liga indiane e kriketit, një nga garat më të ndjekura në planet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular