JEMI NË EURO 2024! Një pikë e artë i siguron Shqipërisë biletën për në Gjermani. Kuqezinjtë kanë siguruar me barazimin 1-1 ndal Moldavisë në transfertë pikën që i nevojitej për pjesëmarrjen në turneun e vitit të ardhshëm.
Misioni është kryer me sukses nga skuadra e drejtuar nga Silvinjo, e cila ka bërë mjaft mirë në fazën mbrojtëse duke mbajtur larg portës së Berishës vendasit, teksa ka shënuar me Ciakalleshin në pjesën e parë një gol që i dha më shumë qetësi në administrimin e minutave.
Rastet nuk munguan as në pjesën e dytë të takimit, teksa Seferi goditi edhe traversën. Në fund vendasit gjetën një gol që bëri më entuziazmuese sfidën deri në vërshëllimën përfundimtare, nga e cila shpërtheu festa kuqezi për kualifikimin mëse të merituar për herë të dytë në Europian.