Plas keq te Çekia para ndeshjes me Moldavinë, trajneri përjashton tre lojtarë nga skuadra

0
245

Duket se situata është tejet e tensionuar në Republikën Çeke para duelit vendimtar me Moldavinë.

Vetëm një ditë para sfidës që do të vendosë kualifikimin me dy skuadrave, trajneri i çekëve ka vendosur që të dërgojë tre lojtarë në shtëpi dhe bëhet fjalë për Jakub Barbec, Vladimir Soufal dhe Jan Kushta.

Të tre ata kanë thyer rregullat e vendosura nga trajneri, duke frekuentuar një klub nate të shtunën e 18 nëntorit.

Kjo gjë e ka tërbuar fare teknikun dhe pjesën tjetër të stafit, me Çekinë që duhet t’ia dalë pa tre titullarë në këtë duel.

Çekia ndodhet në vendin e dytë në Grupin E me 12 pikë, 2 më pak se Shqipëria e vendit të parë dhe i duhet të paktën një barazim për t’u kualifikuar në fazën finale të Europianit.

/PANORAMA SPORT/