Makina përplaset me motorin që drejtohej nga një 17-vjeçar, dy persona përfundojnë në spital

0
173

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele (19 nëntor) në Maliq.

Sipas policisë, pranë fshatit Veliternë, një mjet tip “Ford” është përplasur me një motor që drejtohej nga një 17-vjeçar

Për pasojë 17-vjeçari ka marrë lëndime së bashku më bashkëmoshatarin që ishte pasagjer në motor.

Të dy janë dërguar për mjekim në Spitalin Korçës, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.

Ka nisur puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak

Më datë 19.11.2023, rreth orës 18:10, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, pranë fshatit Veliternë, Maliq, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin B. J., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin F. M., rreth 17 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi F. M. dhe pasagjeri i motomjetit, shtetasi A. K., 17 vjeç, të cilët u dërguan për mjekim në spitalin e Korçës.

Me drejtuesin e automjetit B. J., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.