Kombëtarja zhvillon seancën e fundit stërvitore në “Air Albania”, ja situata në kampin kuqezi

0
189

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot pasdite seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Air Albania” në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe, e fundit e kualifikueseve të Euro 2024. Kjo përballje do të startojë në orën 20:45. 

Të gjithë lojtarët e grumbulluar për dy ndeshjet kanë qenë të pranishëm dhe janë stërvitur normalisht nën drejtimin e trajnerit Silvinjo dhe stafit teknik për më shumë se 1 orë. Atmosfera është shumë e mirë dhe asnjë nga lojtarët nuk kanë probleme fizike, duke qenë të gatshëm për këtë sfidë që do të përmbyllë rrugëtimin historik të Kombëtares e që u kurorëzua me kualifikimin në finalet e Euro Gjermani 2024. Skuadra ka zhvilluar më shumë stërvitje me topin pa ngarkesa fizike, duke punuar më shumë me skemat e lojës dhe situata të ndryshme të ndeshjes. “Air Albania” do të jetë plot e për plot pasi të gjitha biletat janë shitur. PANORAMASPORT.AL