Nga Flamur Vezaj
###Prej javësh janë publikuar disa biseda te përgjuara te kryeministrit, ish/ ministrave, kryetarit te Komisionit te Ligjeve, kryetar Bashkie, kandidate për kryetar Bashkie, deputeteve, zyrtareve te administratës dhe disa drejtues te Policisë! Nuk po merrem me te gjithë këta te përgjuarit qe moralishte me e pakta duhet te kërkonin falje se dorëheqje është nocion qe nuk njihet ne politiken shqiptare! Por po merrem me drejtuesit e policisë qe kane shkel me dy këmbët rregulloren e Policisë dhe disa nene te Kodit Penal dhe eproret e tyre me ne krye ministrin S.Lleshin nuk kane marr asnje mase administrative! Te gjithë zyrtaret e policisë dhe vet ministri Lleshaj e kane justifikuar mos marrjen e masave ndaj këtyre “gangsterëve” me pretendimin se çështja është ne hetim nga prokuroria e nuk mund te veprojne! (Ka raste pafund qe zyrtaret e policisë (qe nuk kane siguruar vota) janë pezulluar nga detyra deri sa çështja te zbardhet)! Këta zyrtare dhe anal-istet e tyre kane shkuar edhe me tej duke përmendur edhe faktin se meqenëse ndaj tyre nuk ka vendim te formës se prere prozhmohen te pafajshëm! Sa mire i mësojnë ligjet për njerëzit e tyre! Po për Zef Hilen kryetarin e Bashkise se Vaut te Dejës, nga e nxoret fajtor për djegien e KZAZ-se!? Akoma pa nis hetimi nga prokuroria doli ministri S.Lleshaj dhe e shpalli fajtor dhe shkoi edhe me tej duke kërkuar shkarkimin e tij, kërkesë qe KM i Rilindjes e miratoje menjëherë pa shfletuar ligjin!?? Ku i gjetet provat qe ai është fajtor brenda 6 orëve?? Po ne rastin e Hiles a nuk duhej pritur vendimi i prokurorisë siç po prisni për policet e kapur gafil duke shkel ligjin!?? Po Zef Hila nuk prezumohet i pafajshëm përderisa nuk ka një vendim gjykate te formes se prere??!! E shume pyetje te tjera për te cilat nuk do marr ndonjëherë pergjigjie por ta kuptoni (ne fakt e dini) se çfarë standardi ka ministri Lleshaj dhe qeveria e Rilindjes përballë ligjit qe prezumohet te jete i barabarte për te gjithë! Vendimi i shkarkimit nuk ka ardh si pasoj e shkeljes se ligjit nga Zef Hila (se për ligjin nuk e vrasin mendjen Rilindja) por për presion dhe kërcenim ndaj kryetareve te Bashkive te tjera qe mos te zgjohen dhe pengojne zgjedhjet një partiake te 30 qershorit!! Kjo është Shqipëria sot!!!
#Standarti_i_reformes_ne_drejtesi#