Kryeministri shqiptar Edi Rama ka një koncept të çuditshëm për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, është shprehur drejtori i degës gjermane të organizatës “Reporterët pa Kufi”, Christian Mihr”, sipas një artikulli të publikuar në faqen e internetit të kësaj organizate. “Është detyrë e medias, mes tjerash, që t’u kërkojë llogari pushtetarëve. Kjo është pikërisht ajo që ka bërë gazeta BILD dhe ajo i ka mbështetur hulumtimet e saj në burime. Këto janë gurët e themelit të një shtypi të lirë, të cilin e kemi ankoruar në vlerat e komunitetit tonë në Bashkimin Evropian. Një shtet që dëshiron të bëhet pjesë e atij komuniteti duhet t’i respektojë këto vlera “, ka thënë Mihr.
Kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama, i hedh poshtë këto akuza dhe nëpërmjet një mesazhi në Twitter e ka kërcënuar me paditje gazetarin gjerman. Rama ka bërë të ditur nëpërmjet Twitter-it se ka ngarkuar me këtë detyre avokatin e njohur gjerman, Matthias Prinz.
Organizata Reporterë pa Kufi kritikon në artikullin e saj politikat e qeverisë shqiptare ndaj medias e sidomos ligjin e fundit të qeverisë shqiptare që mundëson dënime të rënda për mediat shqiptare dhe të huaja në internet. Në indeksin kësaj organizate për lirinë e shtypit, Shqipëria zë vendin e 82 nga gjithsej 180 shtete. DW