Mes personave të arrestuar si pjesë e grupit kriminal të goditur nga Prokuroria e Posaçme është edhe shtetasi Bujar Gërmizi.
Ky i fundit rezulton një nga emrat më të njohur të krimit në Kukës. Ai akuzohet për krijimin e kushteve për vrasje.
Grupi kriminal është zbërthyer përmes aplikacionit “SKY Ecc” dhe SPAK lëshoi 11 urdhër arreste ditën e hënë (20 nëntor).
Në pranga është vendosur Erzen Breçani, ish-nëndrejtor i policisë së Tiranës, si edhe djali i tij i madh.
Në kërkim në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim Ervin Mata, ndaj të cilit është lëshuar masë sigurie.
Në pranga ka përfunduar Jonida Babameto, oficere e drejtorisë së kufirit dhe migracionit. Ndaj tyre rëndojnë akuzat si “Grup i strukturuar kriminal’, ‘trafik droge’ dhe ‘sigurim i kushteve për vrasje’.
Bëhet fjalë për 11 persona të akuzuar për trafik droge, grup i strukturuar kriminal, sigurim kushtesh për të siguruar vrasje.