Silvinjo është “mbreti” i statistikave në Kombëtare, asnjë skuadër shqiptare s’ia ka dalë që…

0
132

Braziliani Silvinjo është padyshim trajneri më rezultativ i huaj dhe shqiptar i Kombëtares shqiptare. Edhe pse nuk ka grumbulluar 18 pikët e Edi Rejës, ai mbetet i huaji më i suksesshëm i kuqezinjve, madje duke lënë pas edhe Xhani de Biazin, i cili kualifikoi kuqezinjtë për herë të parë në Europian. Statistikat e tij janë mbresëlënëse aq sa është e pamundur të mohosh perfeksionin e skuadrës kuqezi.

REKORDET – Dyshim askush nuk mund të ketë edhe pse eliminatoret mbylli me një barazim. Braziliani dhe Shqipëria e tij kanë grumbulluar 15 pikë në tetë takime. Asnjë skuadër tjetër shqiptare nuk ia ka dalë që të mbledhë kaq pikë në kaq ndeshje.

Madje edhe Edi Reja, i cili mori 18 pikë në 10 sfida, nuk ia del ta mundë, pasi italiani ka luajtur dy ndeshje më shumë. Duke bërë llogaritje të thjeshtë, Shqipëria e Silvinjos ka fituar dhe ka grumbulluar 62.5% të pikëve.

Braziliani ka kaluar edhe “mitikun” De Biazi, që me 14 pikë na kualifikoi në Europian. Silvinjo na ka kualifikuar pas sforco, ka grumbulluar më shumë pikë se italiani në të njëjtat ndeshje.

TË TJERËT – Nga tetë trajnerët e huaj që kanë drejtuar Kombëtaren shqiptare në vendin e katërt renditet Josip Kuzhe me 9 pikë në 10 takime, më pas Ari Han plus Kuzhe me 7 pikë në 10 ndeshje, por me mesatare pikësh janë shumë poshtë. Brigeli ka grumbulluar 13 pikë, por ka pasur në dispozicion 12 ndeshje dhe me një zbritje të thjeshtë. Kristian Panuçi në fund me vetëm 3 pikë në katër takime.

MË REZULTATIVI – Silvinjo është trajneri më rezultativ. Ka rreth 62.5% fitore. Në vendin e dytë Edi Reja me 60% të ndeshjeve kualifikuese fituese dhe i treti De Biazi me 58.3%. Braziliani grumbullon 1.88 pikë për takim, Reja 1.8 pikë në takim gjatë një kualifikuese, ndërsa De Biazi 1.75 pikë

Dy trajnerët më pak rezultativë të Shqipërisë në një eliminatore janë Josip kuzhe me 30.0% të fitoreve dhe 0.90 pikë për sfidë dhe Ari Han me 23.3% dhe 0.70 pikë për takim.

Tabuja e parë është thyer tani nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim të thyer edhe tabunë e dytë. Kualifikimin tej fazës së grupeve në Europianin e Gjermanisë.