E çuditshme, por e vërtet/ Trajneri çek jep dorëheqjen menjëherë pas kualifikimit në Europian

0
144

“Rrufe në qiell të hapur” te kombëtarja e Çekisë. Trajneri Jaroslav Silhavi dha dorëheqjen menjëherë pas kualifikimit në Europian. Kombëtarja çekë triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Moldavisë, duke siguruar një “biletë” për në Gjermani, teksa Silhavi njoftoi vendimin surprizues, që i la të gjithë të shtangur.  

“Edhe pse jemi të lumtur tani, e kisha vendosur tashmë para ndeshjes, që nuk do të vazhdoja më”,- tha ish-mbrojtësi 62-vjeçar për televizionin publik çek në një intervistë pas ndeshjes.  Silhavy, i cili udhëhoqi skuadrën në çerekfinalen e Europianit së fundit përpara se të siguronte një vend në turneun e vitit të ardhshëm në Gjermani, u kritikua për paraqitjen e dobët të ekipit në Grupin “E”, ku ata përfunduan në vendin e dytë pas Shqipërisë, pasi fituan vetëm katër ndeshje nga tetë. 

Skuadra çeke u godit gjithashtu nga një skandal më pak se 48 orë para ndeshjes vendimtare kundër Moldavisë, kur tre futbollistës- Vladimir Cufal (Uest Ham), Jakub Brabec (Aris Selanik) dhe Jan Kuchta (Sparta Pragë) – u përjashtuan nga kombëtarja, pasi ka kaluar natën nga e shtuna në të dielë në një klub nate.  PANORAMASPORT.AL