BallinaAktualitet“Është një këngë e tmerrshme”, Ylli Manjani kundër këngës “Mora fjalë”, në...

“Është një këngë e tmerrshme”, Ylli Manjani kundër këngës “Mora fjalë”, në “Air Albania”

spot_img
spot_img

Ish-Ministri i Drejtësisë dhe juristi Ylli Manjani nga Shqipëria, ka kritikuar ashpër këngën “Mora Fjalë” të Shkurte Fejzës.

Sipas tij kënga “Mora Fjalë” është e tmerrshme.

“Po ajo është një këngë e tmerrshme, “Çohu Adem, palidhje, ska lidhje, zero”, është shprehur Manjani.
“Por ama po ta thuash këtë publikisht, do të thotë që ti ke përdhosur historinë”, ka thënë Manjani.
Më tutje ai ka kërkuar ti shpjegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit.
“Mund të më shpegojë dikush se çfarë pune ka kënga e Adem Jasharit tek Kombëtarja e Futbollit? Palidhje”, kështu ka qenë reagimi i tij.
Rikujtojmë se Shkurte Fejza e këndoi këngën mora fjalë me 12 tetor të këtij viti në stadiumin ‘Air Albania’, derisa në Arenën Kombëtare pritej të zbarkonte Çekia.
Kënga “Mora Fjalë” është shumë e dashur për shqiptarët, kjo është vërejtur edhe gjatë përformancës së Shkurte Fejzës në “Air Albania” ku është ndezuar atmosfera gjersa të gjithë tifozët këndonin bashkë me këngëtaren, por sipas ish-Ministrit të Drejtësisë kjo këngë është e tmerrshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular