Shqiptarët po presin me padurim shortin e datës 2 dhjetor, ku kuqezinjtë do mësojnë kundërshtarët në Euro 2024. Përderisa ekipi i Sylvinhos është në vazon e dytë dhe Serbia në të katërtin, nuk përjashtohet një përballje direkte.
Duke ditur problemet mes dy vendeve dhe ndjenjës nacionaliste që futet në mes, UEFA me siguri për një rast të tillë do të ketë një vëzhgim të veçantë. Media serbe, Kurir, në bazë të një artikulli shkruan se është interesuar dhe ka marrë informacion se nuk do ketë shmangie nga UEFA të një përplasje direkte.
“Sipas informacioneve që kemi marrë, shmangia e përplasjes direkte, të paktën tani për tani, nuk është një opsion” – Shkruan Kurir. Në publikimin e bërë, kujtohet rasti i Beogradit, ku u ngrit droni i famshëm.