Skuadra e Kroacisë ka qenë e fundit që i është bashkuar listës së skuadrave që kanë siguruar kualifikimin në EURO 2024. Ajo kësisoj ka plotësuar numrin e 21 skuadrave të cilave do t’u shtohen edhe tre të tjera nga play-off, për të formuar 24 ekipet që marrin pjesë në turne,.
Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme është bërë edhe ndarja në vazo e ekipeve për shortin e fazës finale që zhvillohet më 2 dhjetor, duke marrë për bazë renditjet dhe pikët në grupe, Shqipëria është e konfirmuar në vazon e dytë, por kundërshtarë të rrezikshëm ka edhe në vazon e tretë apo të katërt.
Kështu, është mëse e mundshme të ketë një “grup ferri”, pasi në vazon e tretë gjenden skuadra si Holanda e Kroacia, ndërsa Italia ka përfunduar në vazon e katërt.