Kombëtarja shqiptare e futbollit ka festuar në fushën e stadiumit “Air Albania” kualifikimin në Euro 2024 si e parë në grupin e saj pas ndeshjes me Ishujt Faroe. Por festa më pas ka vazhduar edhe në një nga lokalet e Tiranës, ku djemtë kuqezi e kanë gdhirë mes valleve dhe këngëve.
Pjesë e këtyre festimeve është bërë edhe një emër shumë i njohur për ngjyrat kuqezi, Ismail “Ballist” Morina, i cili hyri në historinë e Kombëtares që me fluturimin e dronit me flamur mbi stadiumin e Beogradit në vitin 2014. ”Ballisti”, një figurë shumë e dashur për vetë lojtarët e Kombëtares të cilët e takojnë vazhdimisht atë sa herë vijnë në Shqipëri, ka festuar me ta duke u ngjitur edhe në skenë ndërsa lojtarët festonin të entuziazmuar arritjen e tyre duke siguruar për herë të dytë kualifikimin në Europian.
SHIH VIDEON