BallinaSportRrëfimi i Jasir Asanit: Kur mora ftesën e Shqipërisë nuk kam fjetur...

Rrëfimi i Jasir Asanit: Kur mora ftesën e Shqipërisë nuk kam fjetur gjumë, emocion i madh

Jasir Asani ishte një nga futbollistët që spikati te Shqipëria gjatë kualifikimeve të Euro 2024. Golat e tij i dhanë një dorë kuqezinjve, në kualifikimin për herë të dytë në një fazë finalesh të një Europiani

Sulmuesi 28-vjeçar, i lindur në Shkup, numëron 9 ndeshje me fanellën e Kombëtares tonë. Asani zhvilloi një intervistë për “Dueli Sportiv”, në RTV Dukagjini, ku foli për momentin kur e kuptoi se do luante për vendin e tij

”Kur largohesh për në Kore të Jugut je më larg Kombëtares, mendova se nuk do të më vijë asnjëherë ftesa e Kombëtares, sepse ika nga Evropa dhe është shumë e vështirë. Gjithsesi, puna dhe sakrifica që kam bërë, e meritoja një ftesë që ta tregoja veten time si futbollist, a ia vlen të jem pjesë e Kombëtares apo jo.”

”Gjithsesi, kur erdh ftesa nuk kam fjetur gjumë s’bëhet fjalë, është një emocion shumë i madh që nuk mund ta përshkruash nëse nuk e vesh këtë fanellë ose ftesa nga Kombëtarja kur e pret,” tha ai. PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular