BallinaKronikeI doli emri në përgjimet e ‘Sky’, reagon për herë të parë...

I doli emri në përgjimet e ‘Sky’, reagon për herë të parë Myslim Murrizi: E vlerësoj Dedan Gjonin…

Në përgjimet e aplikacionin Sky ECC ishte dhe emri i ish-deputetit të Partisë Demokratike, Myslim Murrizi.

Shefi i Krimeve Dedan Gjoni, i arrestuar së fundmi, u kap në përgjime duke kërkuar vota për Murrizin, mirëpo kjo për ish-deputetin nuk është aspak në shkelje të ligjit.

Madje, sipas tij, mjafton të flitet.

I ftuar në ‘A2 CNN’, Murrizi tha se e vlerëson Gjoni, sepse i premtoi që do i jepte votën dhe sot e zbuloi se një gjë e tillë rezultoi të ishte e vërtetë.

“Emri im del si për mirë si për keq se unë nuk mbyll dot gojën që ka në telefon në dorë, ca e duan ca e shajnë Murrizin dhe jam i lumtur që edhe më duan, edhe më shajnë se po s’të shau njeri nuk ke asnjë vlerë. Kam dy vjet që nuk flas me Dedanin, dhe kam kujtuar se më ka gënjyer se më dha llafin se do të votoj për ty, sot e vlerësoj shumë që paska kërkuar votë për mua, iu ka kërkuar votë dy emigrantëve, njëri i ka thënë nuk ia jap se është tradhtar i demokratëve, se ai paska qenë tradhtar, tjetri ka dhënë më pëlqen vetë, nuk ka pasur nevojë për të. Nuk ndihem i shqetësuar, po hiç fare, unë kënaqem kur shoh kërmij që mendojnë se po më bëjnë pis, unë do isha shumë i kënaqur nëse të gjithë shefat e policisë do votonin për Myslym Murrizin, as s’kam vjedhë, as s’kam vrarë, as s’jam tutor, as trafikant”, tha Murrizi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular