Qytetaret e Njesise nr.6 ne Trane nuk pajtohen me zgjedhjet moniste qe po organizon Edi Rama. Ata janë mbledhur ditën e sotme për të protestuar kundër zhvillimit të zgjedhjeve monopartiake të Edi Ramës. Bëhet fjalë për një protestë në zonën e Kombinatit në Tiranë, ku është vendosur edhe KZAZ-ja e kësaj zone.
Në këtë protestë janë duke marrë pjesë banorët e zonës së Unazës së re, të cilët kanë muaj e muaj që nuk i kanë ndaluar protestat kundër qeverisë së Edi Ramës.
Protestuesit deklarojnë se nuk do të lejojnë votime komuniste. Pjesë e protestës është edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili është mbështetës i banorëve.