Bie aksidentalisht nga kati i 9-të i pallatit, humb jetën 40-vjeçari

0
250

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të enjteje (23 nëntor) në Durrës.

Një shtetas me iniciale I.M., rreth 40-vjeç ka rënë aksidentalisht nga kati i 9-të i pallatit ku jetonte. Për pasojë ka humbur jetën në vend. Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje