FOTOT/U nda nga modelja, por i vendosi kamera të fshehtë ta përgjonte. Ish-ylli argjentinas i mërzitur: Nuk pashë asgjë, se kisha probleme interneti

0
211

Për shumë vite me radhë, David Nalbandian ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të lakuar të tenisit Botëror. Por ish-sportisti argjentinas, tashmë në moshën 41-vjeçare bën bujë me një ngjarje të pazakontë.

Ai është hedhur në gjyq nga ish e dashura e tij, modelja argjentinase Araceli Torrado, e cila ka zbuluar se pas ndarjes, ai i kishte vendosur një kamera të fshehtë në dhomën e gjumit që ta përgjonte. Ajo ishte zbuluar kur vëllai i saj kishte shkuar ta takonte dhe kishte parë një dritë të çuditshme pas një paneli ventilimi. Modelja ka deklaruar për mediat argjentinase se ishte tronditur nga ky zbulim. “Tmerr i papërshkrueshëm! Ai jo vetëm më shikonte, por mund të më shihte edhe lakuriq”. Fillimisht akuza e saj u hodh poshtë nga hetuesia, por më pas ajo dorëzoi regjistrime audio dhe mesazhe ku Nalbandian pranoi krimin. Ndërkohë, ish-ylli i tenisit, as nuk shqetësohet nga kjo ngjarje, siç tregoi me deklaratën e çuditshme për “La Nacion”. “A doni që unë të jem i sinqertë? Po, kam vendosur kamerën. Por nuk mund të shihja asgjë sepse kishte probleme me internetin.