BallinaKronikeSi shefi i krimeve merrte informacione nga oficerja e policisë, më pas...

Si shefi i krimeve merrte informacione nga oficerja e policisë, më pas të dhënat ia “shiste” grupeve kriminale

spot_img
spot_img

Të tjera detaje janë zbuluar për rolin që kishte në grupin kriminal të zbuluar falë përgjimeve në “SKY”, ku implikohet shefi i krimeve të komisariatit numër 6 në Tiranë, Dedion Gjoni.

Gazetarja Klodiana Lala thotë se nga dosja e SPAK, rezulton se Gjoni u kontaktua nga Bujar Gërmizi, i cili kishte marrë porosi nga Ismail Zeneli për të vrarë dy vëllezërit Nela.

Por si nisi implikimi në këtë grup i oficeres së policisë, Jonida Babameto? Gazetarja Lala thotë se kjo e fundit u implikua nga Dedion Gjoni, i cili i kërkonte informacione për persona nëse ishin apo jo të kërkuar nga Interpoli.

Këto informacione ai më pas i shiste te grupe të ndryshme kriminale.

“Më pas, fillon implikon një oficere policie, Jonida Babameto dhe i kërkon të dhëna në sistemet e Interpolit për emra të njohur të botës së krimit, i thoshte me kontrollo emrin x, ka nuk, ka probleme. Dhe i thotë Artur Sulejmani është i kërkuar nga Shqipëria? Dhe i thotë që këtu nuk është, por mund të jetë në Spanjë. Oficerja kufitare i jepte të dhëna Gjonit, por nuk dihet nëse ka dijeni se për çfarë i përdorte ai, dhe se i shiste te grupet kriminale”, tha Lala.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular