BallinaAktualitet“Dua të besosh çfarë them unë dhe jo të tjetët”- Zbardhen bisedat...

“Dua të besosh çfarë them unë dhe jo të tjetët”- Zbardhen bisedat mes Ervin Matës dhe djalit të Erzen Breçanit për trafikun e drogës

spot_img
spot_img

Një dosje voluminoze prej 104 faqesh përbën edhe aktin e parë të nisjes së “Metamorfozës 2”, operacioni që e mori emërtimin nga mësymja e një grupi kriminal me bazë në Shkodër.

Materiali hetimor që ka kaluar në Gjykatën e Posaçme dhe që ka dalë nga komunikimet që janë sjellë nga prokuroritë e tri vendeve të Bashkimit Europian, është shpërndarë për mediat. Në këtë material, përveç kopsitjes së akuzave për secilin prej personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhërarrest, gjenden edhe komunikime mes tyre përgjatë aktivitetit. Në fakt, duke iu referuar kësaj dosjeje mbi 100 faqesh, shihet se prokurorët e SPAK kanë fiksuar detaje të shumta të bisedës mes babë e bir, konkretisht Erzen Breçanit, ish-numrit dy të policisë së Tiranës dhe të birit, Eralbit.

Po ashtu, në fokus është vendosur edhe i biri në komunikimet me Ervin Matën, me të cilin kanë edhe lidhje familjare. Ndonëse Erzen Breçani në komunikimet që janë përfshirë në dosje nga prokurorët e SPAK dhe që ka qarkulluar në media prej dy ditësh, del gjithandej i trembur për fatin e të birit duke i bërë thirrje disa herë të dilte nga ajo punë, për shkak se opinionin publik do ta gjykonte. Përveç këtyre fakteve, në komunikimet e dala nga rrjetet e “Sky ECC”, lidhen një mori ngjarjesh me njëra-tjetrën, ndërkohë që jo pa rol të caktuar është edhe shefi i Krimeve të Komisariatit nr. 6, Dedan Gjoni.

Ky i fundit, në një bisedë me Albert Prengën, njërin prej protagonistëve në trafikun e drogës nga vendet e Amerikës Latine, i jep jo vetëm këshilla por edhe e ngushëllon në një rast të ‘humbjes’ së një sasie kokaine.

Dosja e bërë publike flet edhe për tentativa vrasjesh, por sipas të dhënave janë mbajtur shumë detaje të pafiksuara në atë dosje të publikuar. Dhe sipas të dhënave, shkak është bërë dalja e emrit të Nuredin Dumanit, dëshmitarit të SPAK, i cili nuk ka dëshmuar mbi bashkëpunimin me kuksianët, sipas SPAK për një mori ngjarjesh, të cilat pritet të verifikohen dhe hetohen!

BISEDA MES ERVIN MATËS DHE ERALB BREÇANIT

Vijon saga e përgjimeve të grupit kriminal që ra në rrjetën e SPAK, ku përmes aplikacionit “Sky” komunikonin për trafikim kokaine, planifikimeve për vrasje, larje hesapesh dhe jo vetëm. Pas zbërthimit të episodeve të ndryshme në dosjen e SPAK, del në dritë Ervin Mata. Bisedat janë zbërthyer nga aplikacioni “Sky” në muajin shtator të vitit 2020. Ai flet në një chat-grup me kodin GS4TDD, ku flet për trafikimin e një sasie prej 250 kg kokainë nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit. Mata tregon në grup se sasia është sekuestruar në aeroport dhe pret që nesër lajmi të dalë në gazetë.

“Vllai unë e shes me 35. Ramazani ma ka pagu 34. Ata mund ta duan edhe për Belgjikë? Por unë e shes me 35 direkt. Tani ça të them unë, ishalla i kanë Shqipëri, nuk është ul avioni akoma do dhe dy or. Vllai mos më shkruaj se nuk e di ku e kam kohën. Mu kapën 240 copë, do të lexosh gazetat nesër. Në Frankfurt. Mu kap malli në Frankfurt nga dogana, 240 copë. Plak më shkruaj kur të kesh mundësi”, – janë mesazhet që Ervin Mata i ka dërguar Ergys Dashit me kodin (D**p).

Ky i fundit është vrarë në Ekuador. Mata komunikon me (D**p) edhe për shuma parash, të cilat kërkohet t’i marrë në Shqipëri, ku tregon se disponon edhe shuma të mëdha parash në Holandë, të cilat dyshohet se kanë burim aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të drogës. Më 21 shtator 2020 Ervin Mata duke përdorur GS4TD në ‘Sky’, i dërgon mesazh personit të paidentifikuar që SPAK e ka identifikuar me D.

“Veç në Shqipëri dua lek unë. T’i kaloj 1 milion në Holandë po të duash. Po më pret me ça të dush. Të flas e të kaloj lekët sot… mos e vrit mer mendjen”, –thotë Mata.

Ervin Mata komunikon edhe me Eralbi Breçanin, të birin e Erzen Breçanit, ku flet për trafikimin e lëndëve narkotike, thuhet më tej në dosje. Ervin Mata dhe Erlabi Breçani kanë lidhje familjare, pasi ky i fundit ka si partnere motrën e Matës.

Në datën 10 gusht 2020 i dërgon këtë mesazh Eralbit: “Dua çdo gjë transparent me mua… .Kaq dua…. E ke kuptu kur ishte malli me 27 jua dhashë me 23 në Valencia më thoje 12….Dhe flasim bashkë…. Dua të më besosh në ca them…. Me dysheme ta bëj 600. Pa merak i bëj gjitha un. Dua ti të besosh kur flas un….E mos besosh ca thonë të tjerët…. Ok vllai. Kam fillu që dje, pa merak do të filloj kontaktet prapë. Për nja tre ditë kemi ku të dush. Dhe për dalje më thuaj të jam unë te siguria nëse ke hypje …ok?”, – thuhet nga përgjimet e Ervin Matës, dërguar Breçanit.

Në dosjen e SPAK thuhet se Eralbi Breçani ka nisur aktivitetin e trafikimit dhe dyshohet në të paktën dy raste që e ka kryer atë në bashkëpunim me persona të tjerë. Edhe në lidhje me grupet e Chat-it, ku merr pjesë Ervin Mata, ka dyshime që pjesëmarrësit ndodhen për qëllim kryerjen e veprave penale.

Këto dyshime thotë SPAK, mbështeten edhe në komunikimet e Ervin Matës ku tregon që i ka rënë një sasi prej 240 kg në Frankfurt, ku “rënë” i referohet sekuestrimit nga autoritetet gjermane.

Ervin Mata akuzohet për trafikim të narkotikëve, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, dhe kryerjen e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal.

Humbja e ngarkesës së kokainës

trafikut të kokainës. Në një episod të zbardhur nga aplikacioni “Sky ECC” Albert Prenga komunikon me shefin e Krimeve, Dedan Gjoni. Prenga i thotë se ka humbur një ngarkesë me drogë në Hanover të Gjermanisë.

Në këto kushte, shefi i krimeve, Gjoni e ngushëllon, duke i thënë se nëse i bëjnë llogaritë më shumë kanë fituar se kanë humbur. Më tej, Prenga e garanton se lekët e tij Gjoni do t’i marrë, pasi siç i shkruan në aplikacionin “Sky ECC”, ai ka shituar të bardhë në Angli.

TRANSKRIPTET

Më datë 04.11.2020 në orën 08:50, deri në orën 06:34, përdoruesi i SkyECC PIN CMMN6S, shtetasi Albert Prenga komunikon me përdoruesin e SkyECC DMI6CF Dedan Gjoni dhe midis tyre shkëmbehen mesazhet e mëposhtme me tekst:

“Albert Prenga –Shok ke qen me fat… Ti byrazeri im nipi e shoqi jot… Se me ra kamioni mram… Plot me mall…

Dedan Gjoni— Ku mo shok…

Albert Prenga –Prz masi ka shkarku… Tu shku për Hanover… 40 kile të miat kam pas mrenë….

Dedan Gjoni –I njëjti kamion mo… Çfarë thu… Si ka mundësi…

Albert Prenga –Do jetë ngatrru shoferi e fut kundravajtje… 700 metra pa hy ne mundësi mo shok… E garazh…

Dedan Gjoni –Mos ja … nanën… Po me vjen keq shok… Çfarë tersi…

Albert Prenga –Me vjen keq se ishte shoferi im ma i besueshëm… Dhe kamioni…

Dedan Gjoni -Po gjynah mo shok me ngel në fund…

Albert Prenga –Tani me ka qit punë… Dhe ni herë me gjetë tjetër kan… Po me fat është kjo punë o shok…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular