BallinaAktualitet“Të q* fmi e ça ke, do ta thej kapak e kreve”...

“Të q* fmi e ça ke, do ta thej kapak e kreve” – Si u kërcënua oficeri i Shërbimit Informativ nga grupi kriminal

spot_img
spot_img

Në dosjen hetimore të SPAK për grupin kriminal, ku mes katër të arrestuarve është edhe ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe shefi i krimeve në komisariatin nr.6 në Tiranë , Dedan Gjoni, ndër të tjera jepet të dhëna edhe për disa mënyra se si transportoheshin telefonat e posaçëm të koduar.

Këta telefona përdoreshin nga grupi i kokainës, për të zhvilluar biseda sekrete mes tyre.

Në këtë përgjim të zbardhur nga Sky Ecc, tregohen bisedat mes Ismail Zenelit dhe Bashkim Sadrisë. Zeneli i shpreh shqetësimin Sadrisë për bllokimin e këtyre telefonave në doganë.

Zeneli: “…O mik si tkam nuk te kam than gjo se te prit ha sot ha neser per tel…I ka bllokue dogana mik…E per at pune…Smund te kam than gjo…Jan tel ne shipni o mik po i ka majt dogana…”

Po ashtu në të njëjtat biseda tregohet edhe mënyra se si Bujar Ajeti nga Kukësi, kërcënon një punonjës të Shërbimit Informativ pikërisht për këtë problem që i është hapur grupit me bllokimin e telefonave.

Ajeti: …Erdh ai Luani po pra, për kry të fëmijëve i thash ti qi fmi e ça ke do ta thej kapak e kreve i thash, robqir, e ke bo i dom i thash e di mirë ku e ke bo i thash po mos kujto se, jo unë kam letra për Amerikë tha, mi gëzosh ato letra thash deri atëherë ku i dihet thash…

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular