BallinaBota“The Economist”: Trump, rreziku më i madh për botën në 2024

“The Economist”: Trump, rreziku më i madh për botën në 2024

spot_img
spot_img

Gazeta e përjavshme britanike “The Economist” e etiketoi ish-presidentin amerikan Donald Trump në kopertinën e saj të fundit si “rrezikun më të madh për botën” në vitin e ardhshëm. Korrespondenti Dylan Byers shpërndau imazhin e botimit të ardhshëm të “The Economist” i cili është konsideruar si një “Udhëzues me 90 faqe për atë që pritet të ndodhë vitin e ardhshëm”.

Në faqe të parë tregohet një imazh i Tokës që po mbulohet nga silueta e ish-presidentit. Artikulli paralajmëron rizgjedhjen e mundshme të Trump. Titulli i tij është: “Donald Trump përbën rrezikun më të madh për botën në vitin 2024” dhe teksti paralajmëroi se sa “i rrezikshëm” do të ishte një mandat i dytë i Trump.

“Një hije shfaqet mbi botën. Në edicionin e kësaj jave ne botojmë “Bota përpara 2024”, udhëzuesi ynë i 38-të vjetor parashikues për vitin e ardhshëm dhe gjatë gjithë asaj kohe asnjë person i vetëm nuk e ka eklipsuar ndonjëherë analizën tonë aq sa Donald Trump eklipson vitin 2024”, – thuhet në artikull.

Ai vazhdoi, duke vënë në dukje sondazhin e frikshëm të Trump që e bën atë përpara Presidentit Biden në disa shtete të lëkundura.

“Për dekada demokratët janë mbështetur në votën e njerëzve me ngjyrë dhe hispanikë, por një numër domethënës i tyre po e braktisin këtë parti. Në 12 muajt e ardhshëm, një pengesë nga secili kandidat mund të përcaktojë garën – dhe kështu të përmbysë botën” – vazhdoi artikulli.

“Ky është një moment i rrezikshëm që një njeri si Trump të kthehet duke trokitur në derën e Zyrës Ovale. Demokracia është në telashe në shtëpi. Pretendimi i Trump se kishte fituar zgjedhjet në 2020 ishte më shumë se një gënjeshtër. Ishte një bast cinik se ai mund të manipulonte dhe frikësonte bashkatdhetarët e tij dhe ka funksionuar” – shkruan artikulli.

“Një mandat i dytë i Trump do të ishte një pikënisje në një mënyrë që nuk ishte i pare. Fitorja do të konfirmonte instinktet e tij më shkatërruese për pushtetin. Planet e tij do të hasnin më pak rezistencë. Dhe sepse Amerika do ta votojë atë duke ditur më të keqen” – mbyllet artikulli

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular