BallinaAktualitet“E ndjeva veten keq”, Osman Mula flet pas ndarjes nga jeta të...

“E ndjeva veten keq”, Osman Mula flet pas ndarjes nga jeta të aktorit Zef Deda: Ishim si “Loli me Colin”! Njeri i madh në skenë, por i thjeshtë jashtë saj

spot_img
spot_img

Paraditen e sotme, u nda jeta në moshën 73-vjeçarin artisti i madh i humorit Shkodran, Zef Deda, i cili prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Pas lajmit të hidhur për një Neës 24 ka folur edhe një shok fëmijërie i tij, regjisori dhe kompozitori Osman Mula, i cili shprehur se e ka ndjerë veten shumë keq në momentin që mori vesh lajmin e hidhur.

Ai shton se me Zefin kanë qenë shok që fëmijë dhe deri në adoleshencë kanë qenë si “Loli me Colin”, kudo bashkë.

E ndjeva veten keq, sepse Zefin e kam pas shokun më të ngushtë që i vogël. Kemi qenë si Coli me Lolin” tha Mula.

Mula: E ndjeva veten keq, sepse Zefin e kam pas shokun më të ngushtë që i vogël. Kemi qenë si Coli me Lolin.

Ishte një djal i mrekullueshëm, xhevahir. Njeri social, nuk donte me pa keq, donte vetëm gëzim.

Shumë shpejt u pa që jetën do të kishte në skenë. Që i vogël ai nisi me imitimet dhe tregoi talentin e tij.

Isha para 3 javësh atje në Shkodër, por nuk shkova ta shoh, se nuk doja ta shihja në atë gjendje. Sa herë që shkoja atje, nuk rrija pa e takuar Zefin.

Zefi ka qenë një djalosh që e ka pasur qejf teatrin, e donte shumë trupën e vet dhe trupa e donte atë. Ai ka qenë një djalë model, ai kur ishte në teatër edhe po t’i thoja shko na marr ja 3 byrek shkonte. Ai ishte njeri i madh në skenë, por jashtë saj ishte një njeri shumë i thjeshtë.

Zefi ka kënduar edhe në opera në Shkodër. Zefi e filloi duke mësuar klarinetën për një vit. Por ai nuk rrinte dot në një vend për të mësuar, ai donte që për një vit të mësonte 70 profesione.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular