Të shtëna me armë në Lezhë, plagoset shoferi i një furgoni! Detajet nga ngjarja

0
269

hoferi i një furgoni ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë pranë tregut në qytetin e Lezhës.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy personave paraditen e sotme (25 nëntor). Njëri prej tyre mësohet se ka qëlluar me armë në drejtim të shoferit të furgonit, i cili ndodhej brenda mjetit të mbushur me pasagjerë.

Autori është identifikuar nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.

Ndërsa i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij.

Raportohet se shoferi bënte linjën e pasagjerëve Laç-Lezhë dhe anasjelltas.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola, banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor.