Kamëz, ja 12 rrugët në Kodër të Kuqe Paskuqan që do të ndërtohen në 2024. Kryebashkiaku: Transformim në çdo lagje

0
307
Bashkia Kamez vazhdon punen me intensitet te larte për permiresimin e infrastruktures rrugore në çdo lagje te territorit ten saj. KRyebashkaiku Rakip Suli ka si obligm te tij qe te kryhen sa me shume investime, perdoret me efikasitet cdo takse dhe tarife ne funksionin te premiresimit te jetes se qytetaree duke iu kthyer permes investimesh dhe sherbimesh sa me cilesore. Keto dite z.Suli ishte ne Paskuqan ku ne Koder te Kuqe inspektoi punimet ne disa nga rruget qe pritet te jene prioritet ne kete Njesi Administrative te Bashkise Kamez gjate vitit qe vjen.
“Kodër e Kuqe, njesia Paskuqan- ku inspektuam bashkë me banorët e zonës gjithë rrugët që do të nisin punimet nëvitin2024, Ndreko Rino, Mustafa Xhani, Pashko Vasa,, Betim Muço, Mustafa Kruja, Musa Fratari, Myslym Peza, Mustafa Kacaci, Mustafa Ataturku, Mujo Ulqinaku, Mrike Loka, Mitrush Kuteli!. Punë konkrete dhe transformim në çdo lagje” – shkruan kryebashkaiku Suli pas inspektimeve te kryera.