Nga Dhurata Çupi
Shqiptarët nuk duhet të braktisin vendin por të braktisin votimet dhe Ramën në marrëzinë e tij.
Votime??? Për cilën alternativë ftohen shqiptarët drejt kutive të votimit?
Kjo “alternativa” qeverisëse nuk ka palë përballë sepse PD nuk konkuron me krimin e me hajdutët e votës së shqiptarëve.
Në 6 vjet opozita në betejat e saj ka pasur shumë denoncime të cilat janë faktuar të vërteta në fund. Në 6 vjet opozita denoncoi:
1- Kanabizimin e vendit e shqiptarët e bota e pa dhe pranoi që Shqipëria u kthye në kolumbinë e Europës. Përgjegjës për këtë është qeveria e Ramës, ndërsa ministri i tij po hetohet për trafik ndërkombëtar të drogës.
2- Kriminalizimin e Parlamentit, cka solli largimin njëri pas tjetrit eksponentëve të ulur në atë sallë përmes votave të kriminalizuara.
Ata u ulën aty pas paktit që Edi Rama kishte bërë me krimin pasi donte me cdo kusht ardhjen në pushtet.
Edhe pse prirja e Ramës është të mos e zbatojë këtë ligj që u detyrua ta votonte.
3-Kapjen e institucioneve. Sot në ditën për diell të gjithë shqiptarët e shohin se si Edi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë, duke e lënë këtë sistem në kolaps ndërsa emërimet në krye të tij vijnë pikërisht sipas direktivave të tij.
4- Vjedhjen e pronës publike për tua dhënë oligarkëve të tij. Këtë e kemi parë me të gjitha PPP e qeverisë ku aferat korruptive kanë kapur me miliona euro.
5- Vjedhjen e dinjitetit të shqiptarëve: VOTËS. E denoncuam që në momentet e para, u pranua fillimisht edhe nga OSBE/ODIHR që 20 % e parlamentit është nga vota e blerë. Sot shqiptarët e dinë mirë se si skema e vjedhjes, blerjes apo shantazhit për votën është ngritur në sistem. Ky sistem është ideuar dhe zbatuar nga Edi Rama dhe strukturat më të larta shtetërore të cilët janë kapur në përgjimet e publikuara nga BILD.
Gjithcka që është thënë e denoncuar nga PD dhe opozita është faktuar. Sot shqiptarët gjenden përballë një fakti: Kryeministri u kërkon votën shqiptarëve pikërisht për këtë alternativë absurdi të krijuar prej tij. Rama i fton shqiptarët të shkojnë në votime monopartiake për të votuar legjitimimin e këtyre veprimeve që detyruan mijëra njerëz të braktisin këtë vend.
Prandaj këtë 30 qershor është momenti të braktiset Edi Rama në një proces votimi farsë, lëreni të shënojë fundin e marrëzisë së tij.
Zgjedhjet moniste nuk mund të kthehen më kurrë por ato mund të jenë vetëm fundi i diktatorëve të kohëve moderne.
votimet moniste nuk janë zgjedhje
#me30qershor#nukvotoj