BallinaKronike“Neglizhuan trajtimin mjekësor, pacienti ndërroi jetë”, Prokuroria çon për gjykim 5 mjekë

“Neglizhuan trajtimin mjekësor, pacienti ndërroi jetë”, Prokuroria çon për gjykim 5 mjekë

Pesë mjekë të spitalit të Fierit janë dërguar për gjykim nga prokuroria, nën akuzën për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

Mësohet se organi i akuzës ka çuar në gjyq shtetasit Ledjusa Muhametaj; Enton Dore; Agim Sulaj; Aleks Sulejmani si dhe Ndriçim Bala të cilët akuzohet se kanë neglizhuar trajtimin mjekësor për shtetasin me inicialet B.SH, I cili më pas ka ndërruar jetë.

NJOFTIMI I PROKUROR

Prokuroria Fier dërgon në gjyq pesë mjekë të Spitalit Rajonal për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, ka përfunduar hetimet paraprake të çështjes penale nr.1437, viti 2022, dhe dërgon për gjykim 5 (pesë) të pandehur, mjekë të Spitalit Rajonal Fier, konkretisht të pandehurit L.V( M), E.D., A.S., A.S. dhe N.B., për veprën penale, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 paragrafi i 2 Kodit Penal.

Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se pesë mjekët kanë neglizhuar në trajtimin mjekësor të shtetasit B.SH., i cili më pas ka ndërruar jetë. Prokuroria Fier, është plotësisht e angazhuar për të ushtruar ndjekje penale dhe vënë para përgjegjësisë të gjithë funksionarët publikë që kryejnë vepra penale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular