BallinaKryesoreBuxheti 2024, Rama: Ja sa shkon për kujdesin social! Bonusi për pensionistët...

Buxheti 2024, Rama: Ja sa shkon për kujdesin social! Bonusi për pensionistët do të nisë të shpërndahet që…

spot_img
spot_img

Kryeministri, Edi Rama, pasditen e sotme ndodhet në Vlorë, në Asamblenë e Zgjeruar të PS, kur ndër të tjera foli edhe për buxhetit e vitit 2024 dhe përqindjen që shkon për kujdesin social, përfshirë edhe pensionistët.

Rama tha se 33% e buxhetit shkon për kujdesin social, ku përfshihen edhe pensionistët, të cilët këtë vit ndryshe nga më parë, do ta nisin ta marrin bonusin e fundvitit që në ditët e ardhshme.

Rama: Duke filluar nga ekonomia dua të vë theksin te disa të dhëna, duke nisur nga fakti që Shqipëria këtë vit po shkon drejt shifrës 10 milion turistë brenda vitit. Një shifër domethënëse jo thjesht në vetvete, por për atë që kemi mundur të ngrejmë deri sot.

Rritja e turizmit nuk është e lidhur vetëm me natyrën, por është e lidhur me një zinxhir faktorësh. Kjo shifër është domethënëse edhe për atë vjen nesër.

Është e realizueshme, nëse ecim më këto ritme që në vitin 2030 të arrijmë 20 milion turistë dhe më tepër akoma.

Një tjetër shifër domethënëse është borxhi publik, për shkak të tërmetit dhe pandemisë, u gjendëm në kushtet kur na u desh të rrisim borxhin konsiderueshëm, me buxhetin e vitit 2024, ne njëkohësisht kemi një ulje të borxhit në rreth 60%, pra 15 pikë më poshtë.

Rritja e investimeve dhe ulja e borxhet është një tregues i qartë i situatës ekonomike.

Unë dua të sjell në vëmendje inflacionin, ne kemi pasur rritje çmimesh si në vendet e tjera, por kemi pasur një inflacion shumë më të ulët se në BE dhe Rajon. Besojmë se në vitin e ardhshëm do të kthehet në normën e tij të zakonshme.

Kemi një monedhë shumë të fortë, si rezultat e rritjes së ekonomisë. Ne e kemi rritur pagën minimale në 400 mijë lekë të vjetra, por, sot për shkak të rritjes së monedhës, ka bërë që ne të kemi një pagë minimale në 400 euro.

Pagat vitin e ardhshëm do të kenë një rritje të re domethënëse, për të cilat ne kemi vendosur 400 milion euro në buxhet.

Kjo do të bëjë që paga mesatare në mesin e vitit të ardhshëm do të jetë 900 euro dhe një pagë mesatare 900 euro në sektorin publik, deri pak vite më parë do të dukej diçka për konsum elektoral, fakti që mund ta mbërrijmë pak më shpejt se parashikimi është një tjetër fakt domethënës për situatën e përmirësuar ekonomike.

Një pagë e tillë në sektorin publik do të sjellë një tjetër rritje pagash edhe në sektorin privat. Në sektorë të caktuar, si ne turizëm, pagat do të pësojnë një rritje edhe më të madhe edhe si rrjedhojë e nevojës në rritje për të pasur krahë pune.

Në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi vendosur 250 milion euro të tjera për pensionistët. Do të donim që kjo shumë të ishte edhe më e madhe, por ne ndërkohë kemi më shumë se asnjëherë më parë dhe asnjëherë nuk duhet harruar që e para numri i pensionistëve është shumë i lartë dhe e dyta gropa e madhe ndër dekada krijuar nga mospagimi i sigurimeve shoqërore është një gropë ende e pambyllur.

Në buxhetin e vitit 2024, 33% e të gjithës shkon për përkujdesin social, përfshirë edhe pensionistët. Ndryshe nga vitet e tjera, pikërisht se kemi një situatë financiare më të mirë, do të fillojmë ta japim menjëherë, brenda disa ditësh do të nisë shpërndarje e  bonuseve.

Për herë të parë vitin e ardhshëm do të kemi  2% të buxhetit për mbrojtjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular