Kualifikueset e Europianit “Gjermani 2024” u mbyllën në mënyrë të suksesshme nga Kombëtarja shqiptare, e cila doli në vendin e parë në Grupin E, duke lënë pas Republikën Çeke, Moldavinë, Poloninë dhe Ishujt Faroe.
Së fundmi, UEFA ka publikuar 10 golat më të bukur të kësaj fushate kualifikuese, nga e cila vetëm një do të zgjidhet si “Goli i Kompeticionit”.
Në garë janë gola të lojtarëve të mëdhenj si Kilië Mbape, Bukajo Saka dhe Trosard.
Gjithashtu UEFA ka përzgjedhur dhe supergolin e Kristjan Asllanit përballë Ishujve Faroe dhe supergolin e Jasir Asanit përballë Polonisë në garë për të fituar këtë çmim.
PANORAMASPORT.AL