Momente tensioni u regjistruan në duelin e ditës së djeshme mes ish-sulmuesit të Shpresave, Ermir Sahiti dhe mbrojtësit serb të Istrës, Mladen Devetak. Bëhet fjalë për duelin mes Istrës dhe Hajduk Split, i vlefshëm për elitën e futbollit kroat, që përfundoi me rezultatin 0-2, ku Sahiti shënoi edhe golin e parë për skuadrën e tij.
Devetak dhe Emir Sahiti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin, ku ka pasur shtytje. Më pas ishin edhe lojtarë të tjerë të Istrës që përfituan nga momenti duke shtyrë Sahitin.
PANORAMASPORT.AL