Atleti Erzen Zyberaj do niset nga Kosova drejt Shqipërisë në këmbë, duke përshkuar një distancë prej 260 km, për të nderuar Festën e Flamurit Kombëtar. Rrugëtimi i tij do të nisë në Prishtinë dhe do të përfundojë në Tiranë.
Një gjë të tillë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, përmes rrjeteve sociale duke theksuar se ky vrapim është një shprehje e vërtetë e dashurisë dhe respektit ndaj flamurit kombëtar.
Zyberaj ka vrapuar më parë edhe nga Prishtina deri në qytetin e Rahovecit, një distancë kjo rreth 63 km.