Nga Zabit Hysa
Në pikën ku ndodhet Shqipëria ka nevojë për qytetarë të angazhuar, personalitete, forca politike të cilat të zotohen të bëjnë më të mirën që vendi të dal nga ky kolaps që është përfshirë në këto 33 vite demokraci që në fakt mbeti një tranzicion, sepse politika e të gjitha krahëve nuk mundësoi që Shqipëria të ishte sot e zhvilluar, krah perëndimit dhe e minuan hapur demokracinë.
Mbetjet e komunizmit pushtuan forcat politike dhe ato opozitare që gjasmë luftuan komunizmin, korrupsioni dhe krimi pushtuan partitë politikë duke ndikuar dukshëm negativisht edhe në jetën e shqiptarëve. Njëri prej aktorëve politikë kryesor të skenës politike shqiptare, Sali Berisha (ish-kryeministër dhe ish-president), drejtues i PD, forcës së parë pluraliste zyrtarisht deri në vitin 2013, por ndikues i fortë në vendimarrje deri në 9 shtator 2021 është shpallur non grata nga aleati ynë shekullor dhe strategjik, SHBA pikërisht për minim të demokracisë. Sali Berisha është vetëm njëri nga aktorët e trekëndëshit të Bermundës së politikës shqiptare që kanë mbajtur peng zhvillimin e këtij vendi, kanë penguar proceset demokratike dhe integruese të Shqipërisë, pikërisht për interesat e tyre personale. Janë pikërisht Berisha-Rama dhe Meta që në sinkron me interesat e tyre kanë ditur herë hapur, e herë jo, të kontrollojnë çdo gjë në këtë vend, të garantojnë paprekshmërinë në nivele të larta duke qenë vet aktorë kyç, patur dhe kontrollin e drejtësisë dhe ndërkohë favorizuar oligarkinë të lidhur me ta, duke qenë pak duar biznesmenësh garant të interesave ekonomike të tyre.
Nga 9 shtatori të paktën për PD gjërat kanë lëvizur! Lulzim Basha ndoshta dhe në respekt të një rruge në të shkuarën nuk e përjashtoi, por pezulloi Sali Berishën nga grupi Parlamentar deri në sqarimin e rrethanave. Ishte kjo një kërkesë e aletatit tonë strategjik SHBA, që i detyrohemi për ekzistencën e kombit. Zoti Basha ndërmori një akt të fortë politikë, ndoshta dhe jo atë që mund t’i kenë kërkuar, përjashtimin, por pezullimin duke i dhënë mudësinë Sali Berishës të sqaronte rrethanat të mos përfshinte PD në përplasje me SHBA dhe të rikthehej në vendin që i takonte në familjen e tij politike.
Kjo nuk ndodhi! Berisha vuri si primare interesat e tij, të familjes dhe një grusht ish-pushtetarësh para interesave të demokratëve të thjeshtë, atyre që e kishin mbështetur prej themelimit PD, vuri si parësore interesat e një oborri të ngushtë karrigethyerish në PD, para interesave të shqiptarëve dhe vet forcës politike në të cilën kishte milituar dhe ishte një nga themeluesit e saj.
Në 33 vite të gjithë i kemi dhënë gjithçka Sali Berishës, ai vendosi të mos na jap ne demokratëve dorën të ringrihemi, krah SHBA dhe rrëzojmë këtë regjim. Madje, prej më shumë se dy vitesh Berisha vazhdon tollovinë e tij në rrugën pa krye, pa ditur se ku do e çojë, në funksion të familjes së tij biologjike dhe asaj politike. Pra, Berisha është i qartë në të tijën; sa kohë ka mbështetjen e karrigethyerëve të PD të cilët familjarisht edhe ata kanë përfituar nga pushteti që iu ka dhënë në të gjitha nivelet e qeverisjes së PD, sa kohë ka mbështetjen e ish-pushtetarëve ish-drejtorë dhe ish-drejtues të cilët kanë dhe ata të njëjtën problem si Saliu në raport me drejtësinë, por dhe sa ende ka sensibilitet edhe pse në minumim ndër demokratë që ende se kuptojnë të vërtetën dhe e shohin Berishën si viktimë të drejtesisë dhe padrejtesisë që po i bën SHBA, do të vazhdojë të mbaj peng sa mundet PD dhe do të përplaset me SHBA për të treguar forcën si aktor politik. Kjo është rruga pa kthim që ka zgjedhur Sali Berisha që vet e deklaron dhe kjo shihet edhe në tensionet e ditëve të fundit në Kuvend. Berisha dhe shpura e tij e hajdutëve nuk kanë asnjë merak për ne demkratët e thjesht apo shqiptarët, ata janë në sulm vetëm për të mbrojtur veten nga drejtësia, ndaj hynë dritaresh në parlament dhe vajtojnë për gjasmë padrejtësinë që iu bën sipas tyre Rama! Demokratët nuk i kanë borxhe Berishës dhe shpurës së tij, ata kanë nisur të ndërgjegjësohen nga përdorimi që ish-lideri po iu bën, ndaj dhe as ka ndonjë reagim në mbrojtje gjasmë të padrejtësive të atyre 4-5 deputetëve që përmbysin karrige dhe shajnë dhe mallkojnë çdo ditë! Përkundër lëvizjeve të Saliut, pyetja që shtrohet është çfarë po bën PD?!
PD të ringrihet mbi moral, individ të
spikatur dhe jo mbetje të së shkuarës
Se cili është qëllimi i Sali Berishës në raport me PD dhe demokratët e theksuam më lart. Çështja është çfarë po bën PD reale, lidershipi i saj aktual, Pa masës ndaj Sali Berishës dhe zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, Lulzim Basha bëri një hap pas për të iu dhënë mundësine demokratëve, aktorëve brenda PD që të reflektohet për bashkim dhe ringritje. Siç dhe e theksova më lart, vetëm ky nuk ishte qëllimi i Sali Berishës dhe shpurës së tij. Pas 1 viti e 5 muaj Lulzim Basha përmes një gare do të rikthehej në PD më 29 korrik 2023. Me mbajtjen e Kuvendit Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar do të konstituoheshin dhe strukturat e reja të cilat duhet të punojnë dhe çojnë PD drejt fitores si një alternative të besushme për shqiptarët. Pa dashur për tu ndalur dhe bërë analizën e ekipit të ri Basha (sepse rezultatet do shihen në vijim), më duhet të them si demokrat, si kontribues dhe si qëndrestar që pres më shumë. Partia Demokratike tashmë është në korsinë e saj. Nuk duhet të mbaj aspak kokën pas për të parë çfarë ndodh me Berishën dhe shpurën e tij. Ata janë në dorën e drejtësisë për krimet dhe korrupsionin që kanë bërë, si dhe në gjykimin e shqiptarëve për këtë vijë sjellje politike aspak serioze. PD, Lulzim Basha dhe ekipi i tij duket që kene fokus shqiptarët, hallet e tyre. Të trokasin në dyert e tyre pa dalim bindjesh, të evidentojnë dhe kërkojë të iu bashkohen ata që duan të japin kontributin e tyre në politikë për një Shqipëri më të mirë, më të zhvilluar dhe Europiane.
Ekipi drejtues i PD duhet të jetë jo peng i krimit dhe korrupsionit 33-vjeçar. Ata që i bashkohen PD nuk duhet të kenë aspak lidhje me të shkuarën komuniste. Meriton respekt çdo kontribues që e ka mbajtur PD sot në këmbë nga goditjet e Berishës dhe trekëndëshit të Bermundës, por që PD të bëhet e madhe, alternativë qeverisëse ka nevojë të ngrihet fuqishëm duke ofruar prane vetes personalitete me ndikim në komunitet. E të ndodh kjo, duhet punuar, duhen thirrur dhe ofruar. PD është një forcë e madhe, në ekzistencën e saj prej më shumë se tri dakadash ka patur mjaft individë që kanë dashur të kontribuojnë por që për interesat meskine të drejtuesve janë detyruar të largohen, por dhe janë përjashtuar.
Ndaj evidentimi i këtyre elementëve, familjeve që kanë sakrifikuar për PD dhe demokracinë është jetike. Mendoj që ende nuk është bëra puna e duhur, ndaj sa nuk është vonë duhet që kjo të ndodh.
Ringritja e PD, ofrimi i personaliteteve duhet të ndodh bazuar mbi disa kritere si psh; evidentimi i të gjithë kontribuesve të PD në 33 vite që nuk nuk janë qasur në drejtim të forcës politike apo dhe qeverisjes, evidentimi i saktë i atyre që u ndanë nga filozofia komuniste më 9 shtator që partia është Saliu dhe Saliu është partia. Janë pikërisht kjo kategori që nevojitet të konsiderohet dhe t’u jepet shansi të përformojë politikisht. Tek kjo kategori duhet pasur parasysh dhe një pjesë që bënin opozitë ndaj Saliut me leje, siç ndodhi me Bardhin dhe grupin e tij të deputetëve etj. PD të kërkoj përfshirjen e të rinjëve apo dhe pjesës që nuk ka qenë pjesë e politikës për të kontribuar për një Shqipëri të zhvilluar dhe së shpejti pjesë e BE. Së fundmi ndoshta duhet theksuar edhe fakti që një pjesë e stafit në PD duhet të jetë me aktive, të mos rrethojë kryetarin, të mos kthehen në një grupim të vogël interesash duke mos u hapur qoftë dhe ndaj të tjerë kontribuesve që kanë dhënë më të mirën pa asnjë interes. Bërja fresk ndaj kryetarit dhe moszgjerimi në bashkëpunim e dëmton PD. Koha për ringritja të fuqishme mbi vlera dhe personalitete dhe kontribute. Nëse nuk do bëhet sot, nesër do të jetë vonë.